Profesori universitar Blerim Latifi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar disa ngjarje historike dhe përplasje politike ndërmjet orientit dhe oksidentit, ku në këto përplasje kanë përfituar kombi shqiptarë.
Latifi fillimisht kujtojë Konferencën e Londrës të para 100 viteve, ku nga kjo për herë të parë u ngritën themelet e para të shtetit shqiptarë.
Më tutje ai thekson se nga mosmarrëveshjet politike të para dy dekadave për Kosovën, rezultoi me këtë të fundit të bëhet e pavarur.
Postimi i plotë:
Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 doli Shqipnia Londineze.
Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 doli Kosova e pavarur.
Mbase nga mosmarrëveshja e re gjeostrategjike midis Perëndimit dhe Rusisë, që po zë fill me Krizën e Ukrainës, Kosova e Shqipnia do të bashkohen përfundimisht në një shtet të përbashkët.