Profesori Blerimi Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Latifi shprehi shqetësimin e tij se aktvendimi mund të mos respektohet.
“Qofsha i gabuar, por intuita më thotë se qëllimi i pashpallur i kësaj krize është që autoriteti i Gjykatës Kushtetuese të relativizohet e të devalvohet deri në atë shkallë, sa aktgjykimet e saj të bëhen të parëndësishme dhe, kësisoj, të marrë fund mekanizmi i fundit institucional që i jep sens ligjshmërie jetës politike të këtij vendi”, tha Latifi në një postim në Facebook.
“Kur kjo të ndodhë, atëherë ne do të futemi në gjendjen e arbitraritetit të pakontrolluar politik, rrjedhoja përfundimtare e së cilës do të jetë futja e Kosovës në listën e shteteve të dështuara,” ka shkruar Latifi./gazetametro.net