Blerim Latifi ka thënë se nuk është më pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), transmeton Klan Kosova.
Latifi deklaroi se me përfundimin e mandatit të Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar edhe emërimi i tij si këshilltar politik.
“Unë nuk jam pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege”.
“ Rrjedhimisht qëndrimet e mia publike nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, në asnjë formë. Prandaj, cilësimi i qëndrimeve të mia si qëndrime të PDK-së është krejtësisht i pasaktë”.
“Është dezinformim. Personalisht vazhdoj të kem konsideratë të lartë për kryetarin e PDK-së dhe këshillat e mia për të mbesin vetëm në nivelin e raportit miqësor dhe joformal. Unë ndihem mirë dhe krenar me bashkëpunimin pesë vjeçar me të. Kjo është e tëra”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Latifi po ashtu ka qenë edhe kandidatë për deputet nga PDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit.