19.5 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Latifi: Një operacion të thjeshtë kërkimi po e kthejnë në spektakël lavdie ushtarake

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pas shkuarjes së FSK-së në Liqenin e Ujmanit, ku në të njëjtën kohë VV-ja një situatë të tillë po mundohen ta politizojnë.

Një reagim i tillë vjen pasi që VV’ja ka larguar nga fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale të mos shihen askund xhipat e KFOR-it amerikan.

Latifi ka thënë se për ta kthyer një operacion të thjeshtë kërkimi në liqen në një spektakël lavdie ushtarake, nuk mjaftojnë uniformat

Por sipas tij duhet të zhduket KFOR-i nga fotografia e ditës dhe të mbetet vetëm FSK-ja.

“Për ta kthyer një operacion të thjeshtë kërkimi në liqen në një spektakël lavdie ushtarake, nuk mjaftojnë uniformat. Duhet të zhduket KFOR-i nga fotografia e ditës dhe të mbetet vetëm FSK-ja, me qëndrime solemne, flamuj dhe këndin e duhur të kamerës. Në videot e publikuar nga mediat shihet se edhe pas eskortës së FSK-së ishte një xhip i KFOR-it.”, është shprehur Latifi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT