11 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Latifi: Një kohë politikanët e imitonin Thaçin, tash do e imitojnë Kurtin

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se zgjedhja e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK’së shënjon një fenomen të ri në politikë.

Latifi, nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo përzgjedhje nënkupton paralajmërim se “tash e tutje politikanët në Kosovë do të ndjekin stilin dhe mënyrën e Kurtit të të bërit politikë”, shkruan Gazeta Express.

“Ka qenë një kohë kur politikanët në Kosovë imitonin stilin dhe mënyrën e të bërit politikë të Thaçit. Zgjedhja e Avdixhikut në krye të LDK- së është paralajmërim se tash e tutje politikanët në Kosovë do të ndjekin stilin dhe mënyrën e Kurtit të të bërit politikë”, deklaroi ai.



“Ata do të përpiqen ta mundin atë duke imituar stilin dhe profilin e tij politik”, ka vazhduar Latifi.

Ndërkaq, i njëjti për ngjashmëri politike u pat deklaruar edhe në emisionin ‘Pressing’ në T7. Profesori universitar pati thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e ndjekë rrugën e njëjtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, për ta siguruar pushtetin.



Albin Kurti edhe Vetëvendosja e kanë ba një transformim thelbësor ideologjik. Në fazën e pare VV ka qenë një parti puro ideologjike, një orientim të qartë. Tash çka po shohim? Ka ndodh një lloj reformimi ideologjik. Në LVV ka njerëz nga të gjitha profile ideologjike. Disa e quajnë parti për të gjithë. Kjo metodë zakonisht përdoret në situate kur një parti ia vendos veti si qëllim me i marrë majet e pushtetit. Albin Kurti ia ka qit veti ni qëllim fundamental: me ardhë me e marrë pushtetinAlbin Kurti në metodologji është duke e ndjekë shtetin e Hashim Thaçit”, deklaronte ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT