10.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Latifi me paralajmërim të errët: Mosfunksionimi i institucioneve mund ta çojë Kosovën drejt statusit ‘shtet i dështuar’

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka dhënë një paralajmërim të errët mbi të ardhmen e shtetësisë së Kosovës si pasojë e bllokadave të vazhdueshme institucionale, shkruan Mitrovica SOT

Ai tha se mosfunksionimi i plotë i institucioneve mund të sjell deri te një pikë ku ata që bënë të mundur shtetësinë mund ta konsiderojnë Kosovën shtet të dështuar.

“Vazhdimisht mbajmë zgjedhje, por nuk i funksionalizojmë dot institucionet. Pjesa tjetër e politikës mbushet me hedhje të fajit te njëri-tjetri dhe me barbari gjuhësore nga falangat e militantëve të çmendur. Kështu, me hapa të sigurt, jemi duke lëvizur drejt një dite kur dikush nga ata që ndihmuan në lindjen e këtij shteti do të dalë për të na thënë: Na vjen keq, por ky shtet ka dështuar. Pjesa tjetër e historisë pastaj mund të merret mend. Pa ndonjë vështirësi mendimi.”, u shpreh Latifi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT