Filozofi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku burri i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinajt, i korrupton komisionerët për t’ia bërë votat gruas së tij që të behët deputete.
Latifi ka qenë i ashpër, pas publikimit të videos ku burri i kryediplomates, Meliza Haradinajt, dyshohet t’i ketë korruptuar komisionerët për ndryshim të rezultatit në favor të saj.
Ai ka shkruar se ekzistojnë një kategori e kriminelëve që quhen komisionerë të numërimit të votave.
“N’Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numrimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR ( Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë:
N’Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numrimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR ( Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë. Sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.






