3.5 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Latifi: Dashuria e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i ka komentuar reagimet për sulmet e fundit ajrore në Palestinë, duke thënë se “dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos”.

Latifi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se reagime të këtilla nuk kanë të bëjnë me konfliktin izraelito-palestinez.



Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve ’60 e ’70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste Hamasin. Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito!

TË FUNDIT

TË FUNDIT