Sot është larguar terrasa e vendosur në kafiterinë e kryeterroristit, Milan Radojiçiq
Kjo u bë me kërkesë të komunës së Mitrovicës.
Informata u konfirmua edhe nga ZëvendësDrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
“Ne kemi informacion që dje ka shkuar Inspektorati i Punës atje që ta jap një vendim për largim të asaj terrase. Policia ka pasur informacion për këtë vendim, pasi që edhe vetë kemi qenë prezentë aty. Nuk ka pasur nevojë që ne me asistu Inspektoratin në marrje të ndonjë veprime për arsye se janë duke u kryer veprimet. Nuk është diçka e jashtëzakonshme që ne me ofrua asistencë sa herë që institucionet e Republikës së Kosovës kërkojnë të njëjtën gjë nga ne. Por, në këtë rast nuk ka ndodh”, tha Elshani.