9.1 C
Mitrovice
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img

Lama: Kurti është deputet, nuk është më kryeministër, manipulimi i tij publik është i rrezikshëm

Ish-deputetja Alma Lama, e ftuar në emisionin Kosova Live në T7, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mënyrën se si u zhvillua seanca e Kuvendit, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti prezantoi kabinetin qeveritar dhe raportoi për punën e qeverisë në detyrë.

Lama e quajti atë seancë një “spektakël absurd dhe të kotë teatral”, duke theksuar se Kurti u soll sikur të ishte ende në fund të mandatit të qeverisë, e jo në pozitën aktuale të deputetit.

“Seanca për propozimin e kabinetit qeveritar nga Kurti ishte një spektakël absurd, një teatër i kotë ku ai raportonte për punët e qeverisë sikur të ishte në fund të mandatit. Të paktën, po të kishte prezantuar një program qeveritar të ri, do të kishte kuptim. Por ai as këtë nuk e bëri. Ishte vërtet një tallje, si me deputetët, ashtu edhe me votuesit,” – deklaroi Lama.

Sipas saj, Kurti ka vështirësi ta pranojë që nuk është më kryeministër legjitim dhe se qeveria e tij nuk gëzon më asnjë formë legjitimiteti politik.

“Zotëri Kurti e ka të vështirë ta pranojë se tashmë është deputet, jo kryeministër. Qeveria e tij nuk ka legjitimitet, por ai po përpiqet të krijojë një ndjenjë vazhdimësie që nuk ekziston,” – shtoi ish deputetja.

Lama gjithashtu kritikoi deklaratat e Kurtit në konferencën e djeshme, ku ai tha se do të shohë “si do ta procedojnë buxhetin”, duke e cilësuar këtë si një formë manipulimi publik shumë të rrezikshëm.

“Madje dje në konferencë tha ‘le të shohim si do ta procedojmë buxhetin’. Ky lloj manipulimi publik është shumë i rrezikshëm- shtoj Lama.

TË FUNDIT

TË FUNDIT