7.8 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

Lajmi i rremë se Kurtit iu refuzua viza nga SHBA-ja shpërndahet edhe në mediat serbe

Një lajm i rremë se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti iu refuzua viza për në SHBA gjeti shpejt vend në faqet e mediave serbe.

Gazeta serbe Tanjug duke iu referuar një portali kosovar, raportoi se Albin Kurtit iu refuzua viza amerikane.

Megjithatë ky lajm u përgënjeshtrua nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, demantoi disa raportime në media se kryeministrit Kurtit i është refuzuar viza amerikane.



”Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane”, tha zëdhënësi Kryeziu për Reporteri.net.

Madje u konfirmua se kryeministri Kurti, së shpejti pritet të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmuan për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT