11.6 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

LAJMI I FUNDIT: Vdes 20 vjeçarja nga Prishtina, dyshohet se ra nga një ndërtesë



Një femër e moshës 20 vjeçare ka vdekur sot në Prishtinë, konkretisht në rrugën ‘Xheladin Hana’, ky dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën Metro se viktima është dërguar në QKUK, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

“Sot me date 20.04.2020, rreth ores 17:46 Policia ka pranuar nje informatë  se ne Rr. Xheladin Hana  ne Prishtinë një  person(f) rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga nje ndertesë. Viktima eshte derguar ne QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve.”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxha ka theksuar se policia janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshmë, për t’u sqaruar rreth rrethanave të rastit.

“Policia ka dal ne lokacion dhe jane duke ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme per te sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe per detajet do te njoftoheni pas raportimeve tjera.”, ka thënë ai.

Metro do t’iu mbajë të informuar me detaje të reja rreth rastit./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT