24.1 C
Mitrovice
E hënë, 8 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

LAJMI I FUNDIT: Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradat

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore dhe marrëveshjen për autostrada, njofton Klan Kosova. Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për linjën hekurudhore.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore, si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin ashtu si edhe me Europën. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ujdia është firmosur në prani të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë–e cila erdhi befasishëm–për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT