34 C
Mitrovice
E martë, 12 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

LAJMI I FUNDIT: I arrestuari për rastin e Enver Bajraktarit e pranon se e kreu vrasjen

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar komunikatë për rastin e Enver Bajraktarit.

I arrestuari për këtë rast, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen.

Njoftimi:

Komunikatë e përbashkët për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës

Prishtinë, 12 Gusht 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, I dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore. Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT