16.2 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

LAJMI I FUNDIT: Dështon marrëveshja VV-LDK

Nuk ka marrëveshje–Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë arritur që të merren vesh që të nënshkruajnë koalicionin për bashkëqeverisje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje që e ka postuar në Facebook. Kurti ka deklaruar se LDK-ja e ka refuzuar ofertën e tij–që përmbante tri pika–mbrëmë, njofton Klan Kosova. Ai në këtë video thotë se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit do të shkohet pa marrëveshje VV-LDK, pasi këto dy parti nuk janë marrë vesh për ndarjen e posteve.

“Kisha planifikuar që sot të takoj deputetët e pakicave dhe ta mbajmë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mirëpo, këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës time për koalicionin qeverisës duke na dërguar nesër në Kuvend të Republikës pa marrëveshje për qeverinë”.

“Është obligim i imi moral e politik, shtetëror e kombëtar, qytetar e njerëzor, që t’ju njoftoj se në seancën inauguruese të legjislaturës së shtatë do të shkojmë pa dakordimin për qeverinë. Marrëveshjes për programin qeverisës nuk kemi mundur t’ia bashkangjesim edhe atë për ndarjen e përgjegjësive”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT