7.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Lajmi i fundit: Arrestohet edhe një ish-polic serb në Mitrovicë të Veriut

Një tjetër serb, ish-polic, është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut.

Sipas informacioneve të Kosovo-Online bëhet fjalë për Zoran Mihajloviqin, ndërsa për momentin nuk dihet se për çfarë akuzohet Mihajloviq.

Dje pasdite është arrestuar edhe Sllagjan Trajkoviq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, po në veri të Mitrovicës, me akuzën për krime të dyshuara lufte.

Një javë më parë, policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, në vendkalimin e Jarinjes, me akuzën për aktivitet të dyshuar terrorist, pas së cilës serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët në disa vende.

TË FUNDIT

TË FUNDIT