Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Agim Bahtiri, në një deklaratë ekskluzive për Klan Kosovën ka deklaruar se koalicioni VV-LDK do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”. “Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”. Më herët Gazeta Blic ka raportuar se Vetëvendosje e LDK janë pajtuar për bashkëqeverisje.