2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Lajmërohet Zemaj, tregon nëse do të hiqen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj ka deklaruar se masat për kufizimin e lëvizjes dhe orarin e shkurtër të gastronomisë nuk do të hiqen, këto masa do vazhdojnë njëjtë të funksionojnë.

Zemaj po thotë se ka një stabilitet të lehtë të situatës me COVID-19 në Kosovë, mirëpo ka rritje të infeksioneve dhe raste të vdekjeve.

Ai tha se momentalisht 19 komuna janë në zonën e kuqe ku përfshihet ora policore nga ora 19:00, kurse IKSHPK’ja do dali së shpejti me një pasqyrë të re për të gjitha komunat e Kosovës.

“Kemi një stabilitet të lehtë por me një rritje të numrit të rasteve të infeksionit, dhe fatkeqësisht edhe me raste të vdekjes. Sot është dita kur IKSHPK e sjell hartën e re në bazë të kalkulimeve javore që bëjnë, dhe në pasdite do të ulemi dhe të diskutojmë”, tha Zemaj.

“Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë Zemaj në Rtv Dukagjini.

Ndryshe Kosova po përballet me një situatë shumë të rëndë me virusin COVID-19, ku raste të shumta të infektimit dhe vdekjeve po ka në javët e fundit.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT