Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shfaqur në një foto duke folur në telefon me mbishkrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro. Është djali i presidenti, Endrit Thaçi, i cili ka publikuar një foto të babait të tij nga shtëpia, ku shihet logo e UÇK’së, i vendosur në telefonin e tij.
Mesazhi i publikimit të kësaj foto nga Thaçi është pas ftesave të fundit nga Gjykata Speciale e Hagës kundrejt ish-ushtarëve të UÇK’së. Kujtojmë se deri më tani shumë figura të larta politike janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.../gazetametro.net