24 C
Mitrovice
E diel, 7 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Lajmërohet Osmani: Roli im në LDK është më i madh se i çdokujt tjetër, LDK nuk ka kushte

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po munden të arrijnë një marrëveshje koalicioni mes vete, kjo për shkak të pazareve politike për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitën e Presidentit, shkruan Gazeta Metro.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila është shprehur se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja në fjalë.

Lidhur me atë se a po qëndron larg vendimeve të cilat po merren në LDK dhe cili është roli i saj për momentin, Osmani tha se roli i saj në këtë parti është më aktiv se i çdokujt tjetër, ashtu siç ka qenë për vite me radhë.

“Ashtu siç kam punuar dhe kam insistuar që ky koalicion të ndodhë. Të tjerët që tentojnë që këtë ta paraqesin në kontekst tjetër janë njerëz që dëshirojnë të prishin këtë koalicion, natyrisht që nuk do të merrem me çështje të tilla sepse ka puna më të rëndësishme që na persin përpara. Edhe sfida të mëdha që ne si qeveri e ardhshme që duhet trajtuar dhe tani nuk do të merrem me paragjykime të askujt, por do të vazhdojë punën time intesive në mënyrë që ky koalicion të ndodhë sa më shpejtë. Përderisa unë e shoh që ka vullnet të madh, nuk shoh gjasa që të dështojë.  Sipas meje mund të ndodhë dhe duhet të tejkalohet. LDK nuk flet në këto bisedime me kushte, por si një partner shumë serioz për qeverinë e ardhshme, prandaj për situata hipotetike nuk dua të komentojë më tej. Unë jam e bindur që do të kemi marrëveshje së shpejti, edhe në seancë sot të jemi më se të përgatitur në mënyrë që Kosovës ti japim qeverinë që e meriton”, përfundoi Osmani.

Krerët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa zhvilluan një takim edhe sot, por përfundimi nuk pati ndonjë vendim të prerë lidhur me atë se a po arrihet apo jo marrëveshja për bashkëqeverisje./Gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT