Lëvizja Vetëvendosje po insiston se kanë mbi 50 përqind të votave të qytetarëve të Kosovës, nëse vendi shkon në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.
Kështu tha Albulena Haxhiu, përmes një konference për media ku tha se kjo parti nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr vija të kuqe për subjektet qe kemi deklaruar se kemi vija të kuqe. Këtu është PDK-ja, ju e dini që në vazhdimësi kemi thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Në sondazhet e fundit kemi mbështetjen e qytetarëve mbi 50%”, ka thënë Haxhiu.
Sidoqoftë, nga analistë të shumtë politik në vend është raportuar se VV nuk i ka 50 përqind të votave të përgjithshme, teksa në zgjedhjet e fundit fituan rreth 26 përqind të votave./gazetametro.net