31 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Lajm i rëndë: Një 57-vjeçar i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në shtëpinë e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dardani të Ferizajt, ku Gafurr Ramiqi, 57-vjeç, është gjetur i vetëvarur në katin e tretë të shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar rreth orës 21:00 nga vëllai i viktimës, i cili e kishte gjetur dhe kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë, por pa sukses.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, forenzika dhe ekipi i emergjencës, ndërsa me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si vetëvrasje dhe po vazhdon hetimet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT