-5.1 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Lajm i rëndë: Minatorit iu këput krahu në minierën e Trepçës, vdes në vendin e punës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri. Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mnbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT