9.1 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

Lajm i mirë rreth rrymës elektrike

KOSTT ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme nuk do të ketë reduktime me energji elektrike.

Kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime.

Ky është njoftimi i KOSTT:

Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT