2.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Lajm i mirë për Trepçën 89′, Manaj i gatshëm për derbin me Flamurtarin



Trepça 89′ ka marrë një lajm të mirë pas humbjes nga Ballkani.

Klubi nga Mitrovica dje ka humbur ndaj Ballkanit me rezultatin 3-1, në duelin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një lehtësim ka ardhur për trajnerin e klubit të Trepçës 89′, Shpëtim Idrizin – pasi “bomberi” i klubit, Arb Manaj nuk ka pësuar dëmtim serioz dhe do të jetë gati për duelin me Flamurtarin – që është tejet i rëndësishëm për klubin nga Mitrovica.

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Ballkani – Trepça 89′, top golashënuesi i Superligës, Arb Manaj u zëvendësua nga trajneri për shkak të një dëmtimi të vogël.

Megjithatë, Manaj ka konfirmuar se gjendja e tij është e mirë dhe do të jetë gati për derbin e mesjavës.“Kam pasur pak probleme me aduktor para fillimit të ndeshjes dhe trajneri nuk ka dëshiruar të rrezikoj. Po, jam gati për ndeshjen e ardhshme”, tha shkurtimisht Manaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se Trepça 89′ do të luajë ndaj Flamurtarit të mërkurën në “Riza Lushta” nga ora 16:45.Arb Manaj është golashënuesi më i mirë i Superligës me 13 gola të realizuar./GazetaBlic/


TË FUNDIT

TË FUNDIT