Me pikëllim të thellë njoftojmë se më 16 prill 2026 ka ndërruar jetë bashkëkombasi ynë, Xhevdet Zeka nga Mitrovica, i cili prej vitesh jetonte dhe vepronte në Neutraubling të Gjermanisë.
I ndjeri kujtohet nga familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit si një njeri i urtë, punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe vendlindjes së tij.
Edhe pse larg atdheut, ai mbeti gjithmonë i lidhur ngushtë me Mitrovicën, duke ruajtur traditat dhe duke kontribuar në forma të ndryshme për komunitetin.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe gjithë ata që e njohën, si në vendlindje ashtu edhe në mërgatë.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet në Mitrovicë, ndërsa detaje shtesë për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në vijim.



