7.9 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Lajcak ka thënë se dialogu s’vazhdon nëse s’ka rezultate, sipas Dacic

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic ka pretenduar sot se përfaqësuesi special i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, është njeri me durim por jo pafund dhe se do të ndërpritet nëse kosovarët dhe serbët nuk arrijnë rezultate konkrete.

Kryeparlamentari serb, Ivica Dacic, thotë se negociatat nuk mund të vazhdojnë nëse nuk ka ndonjë rezultat prej tyre.

“Nuk ka gjasa që negociatat në Bruksel të vazhdojnë nëse nuk ka rezultate të prekshme”, tha Dacic, duke u ankuar si gjithë klasa politike serbe se situata qenka shumë e vështirë.



Në një intervistë për televizionin serb Happy TV ai theksoi se vija e kuqe e delegacionit serb është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe se “gjithçka tjetër nuk mund të bëjë dëm”.

Ai konfirmoi se këtë mëngjes ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic për takimin e djeshëm në Bruksel.

Dacic mendon se do të jetë i vështirë vazhdimi i dialogut në rast se nuk ka rezultate të prekshme, ndërsa shtoi se ka folur me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.



“Ai tha se nuk do të organizonte takime të tilla nëse nuk do të kishte rezultate, por është e qartë se ai ka durim. Unë mendoj se është mirë të kesh durim dhe se është më mirë të ulemi dhe të flasim sesa të krijojmë probleme në terren, por kjo është një çështje perspektive, sepse Kurti padyshim nuk dëshiron të merret me temat që janë në agjendë”, u shpreh Dacic./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT