Ylli kosovar i basketbollit të femrave, Arbnore Përquku, njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës, shkruan Mitrovica SOT
Ajo pensionohet nga kombëtarja duke lënë gjurmë të mëdha me kontributin e madh për kombëtaren.
Me lojën e lidershipin e saj, ajo u vendos si një nga personalitetet që ndikoi në rritjen e cilësisë së basketbollit vendor.
Për performancën e saj flasin edhe titujt e shumtë të fituar.
Basketbollistja kosovare bëri të ditur se pensionimi saj nga kombëtarja nuk do të thotë pensionim nga karriera pasi do ta vazhdojë duke kontribuar për ekipet e Kosovës.
Me këtë rast, Federata organizoi një ceremoni të madhe nderuese për kontributin e çmuar.
Postimi:
Një kapitull mbyllet, por loja vazhdon!
Përmbylla rrugëtimin tim si pjesë e ekipit të kombëtares së Kosovës. Ishte një nder i madh të mbaj fanellën e vendit tim dhe të luftoj për ngjyrat tona.
Faleminderit familjes sime, Federatës dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur në çdo hap mirënjohja ime është e pafund.
Ky është vetëm fundi i kapitullit me kombëtaren, jo i karrierës sime. Basketbollin profesionist nuk e kam lënë do të vazhdoj të jem në fushë, të luaj dhe të jap kontributin tim për ekipet e Kosovës. Nga shtatori shihemi sërish në parket.
Me zemër plot krenari, gjithmonë për Kosovën dhe basketbollin tonë!





