15.1 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Ky fshat në Vushtrri shpallet vatër e përhapjes së koronavirusit



Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur vatër të përhapjes së koronavirusit edhe fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri i cili tha se kontaktet e personit të infektuar janë rekomanduar për vetëizolim.

Tahiri tha se Policia e Kosovës do të ketë mbikqyrje të shtuar në këtë fshat./Gazeta inFokus/

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ.

Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat.

Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.

Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin.


TË FUNDIT

TË FUNDIT