Kosova sot do ta hap vitin kalendarik 2020, duke u përballur me Suedinë në një miqësore luksi. “Dardanët” e luajnë këtë ndeshje para sfidës së madhe që do ta zhvillojnë ndaj Maqedonisë në garën për kualifikim në Euro 2020.
Kjo miqësore është jashtë kalendarit të FIFA-s, dhe trajneri Bernard Challandes ka vendosur të ftojë një numër të madh të lojtarëve nga Superliga e Kosovës.
Dilema më e madhe e tifozëve në Kosovë ka qenë se ku do të mund ta ndjekin këtë miqësore. Është RTK që ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes, raporton Gazeta Blic. “RTK ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes miqësore Suedi-Kosovë që zhvillohet të dielën me datën 12/01/2020 në Doha të Katarit nga ora 15 45”, thuhet në njoftimin e bërë në sajtin e RTK./Gazeta Blic/