Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot e ka prezantuar vizionin dhe programin e tij për Mitrovicën.
Tahiri ka thënë se programi i tij është për çdo qytetar që jeton në Mitrovicë.
“Për punëtorët që kërkojnë mundësi, për të rinjtë që duan të qëndrojnë këtu, për familjarët që kujdesen për të tjerët dhe për ata që meritojnë respekt për sakrificat e tyre. Ky program është angazhimi im për ju. E gjithë puna ime do të jetë për Mitrovicën dhe për ju, çdo ditë”, ka thënë Tahiri në fillim të prezantimit të tij.
Ai ka treguar se shtylla e parë e programit të tij është “Mitrovica në lëvizje, me infrastrukturë moderne dhe transport publik”. E dyta, Tahiri ka thënë se është “Mitrovica që edukon, me investime në arsim, çerdhe dhe të rinj”, ndërsa e treta “Mitrovica e shëndetit dhe pastërtisë, me kujdesin për jetën dhe ambientin”.
Shtylla e katërt e programit të Arian Tahirit është “Mitrovica e zhvilluar që punëson, me ekonomi lokale dhe mirëqënie”, shtylla e pestë është “Mitrovica digjitale dhe e afërt me shërbime efikase dhe transparente” dhe e gjashta “Mitrovica që kujdeset dhe mbron, me solidaritet dhe siguri për të gjithë”.
E fundit, shtylla e shtatë, Tahiri ka thënë se është “Mitrovica e kulturës dhe sportit, si qytet me identitet kulturor dhe sportiv”.
Ky është linku ku mund ta ndiqni prezantimin e programit të Arian Tahirit: