Sot janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë qenë duke përgatitur vepra terroriste.
Mirëpo, Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e veta që njëri nga të dyshuarit është Ardian Qerkinaj.
Burimet kanë thënë që ai jeton në lagjen “Dardania” në Pejë dhe se pas orës 13:30 është bllokuar lagjja dhe është kryer bastisja.
Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se Qerkinaj ka qenë pjesë e grupit në Siri para disa vitesh. Por ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit kanë lidhje me ISIS-in ose organizatat tjera terroriste.
Aksioni i sotëm është kryer nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.




