Muajin e ardhshëm, Kosova fillon kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvillon në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.
Vetëm 3 ditë më vonë, me 31 mars do të ballafaqohet me Spanjën në Sevilje.
UEFA, në faqen e saj zyrtare ka publikuar vendin, stadiumin dhe orarin e zhvillimit te ndeshjes.
Federata spanjolle ka zgjedhur stadiumin ‘La Cartuja de Sevilla’ ku nga ora 20:45 do të luhet takimi.




