Vetëm lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur të marrë më shumë vota sesa kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Mitrovicën e Jugut.
Sipas rezultateve të kandidatëve nëpër komuna, Kadri Veseli ka arritur të fitojë rreth 400 vota më shumë sesa Albin Kurti në vendlindjen e tij.
Kreu i PDK-së ka fituar 9.866 vota në këtë komunë.
Ndërkaq, kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti ka arritur të sigurojë 9.489 vota në Mitrovicën e Jugut.