6.6 C
Mitrovice
E martë, 25 Nëntor, 2025
spot_img

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Serbi

Avni Qenaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla.

52-vjeçari ishte pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”.

Sipas mediave serbe, ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT