Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë popullin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ka qenë djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi i cili ka bërë të ditur se sot, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga, i cili në bisedën që ka zhvilluar me prindërit e tij, ka uruar të gjithë në 14-vjetorin e pavarësisë.
“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzoheni shtetin!”, ka shkruar Endrit Thaçi.