14.5 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ky është bilanci i Kosovës në ndeshjet si musafir gjatë këtyre eliminatorëve

Kosova sonte zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Republikës Çeke ku do të vendoset shumçka në lidhje me fatin e kualifikuesit nga grupi A.

Kosova gjatë këtyre eliminatoreve ka zhvilluar plotë tre ndeshje si musafir, ku ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje me një ndeshje të mrekullueshme ndaj Anglisë, raporton GazetBlic. Barazimi erdhi ndaj Malit të Zi pavarësisht që Kosova ishte në epërsi dhe për 90 minuta e dominojë plotësisht atë ndeshje. Fitorja ndaj Bullgarisë ishte poashtu një ndeshje e jashtëzakonshme nga ekipi ynë, ku edhe pse ishte në disavantash në fund arriti t’a rikthejë plotësisht ndeshjen, duke triumfuar me rezultat 3-2.

Ndeshja e fundit ndaj Anglisë e dëshmoi që Kosova ka paraqitje shumë të mira si musafirë, pavarësisht që humbi 5-3, loja ishte e jashtëzakonshme sidomos në pjesën e dytë. Kosova ka 7 gola të shënuar dhe 8 të pranuar si musafir./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT