23.7 C
Mitrovice
E diel, 28 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ky është aeroplani që u nis sot nga Turqia në Kosovë, për të sjellur ndihma mjekësore

Gjatë ditës së sotme një kontigjent me ndihma nga Turqia pritet të arrijë në Kosovë, teksa vendi po përballet me koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.

Ndihmat të cilat përbëjnë pajisje mjekësore dhe mbrojtje, i ka publikuar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kiran.

“Bashkëpunimi jonë historik me Ballkanin vazhdon në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruajtur ai.

“Avioni ynë ushtarak, që mbanë maska, gjëra të përgjithshme dhe diagnoztifikues të shpejtë, do të niset për në Maqedoni, Bosnje, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi nga Ankaraja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këto ndihma pritet që të arrijnë në Kosovë sot në mesidtë, ku do të priten nga zyrtarë shtetëror të vendit.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash raportohet për 187 persona të infekruar me Covid-19, 30 të shëruar, dhe 5 që kanë përfunduar me fatalitet./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT