6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kuvendi voton për formimin e qeverisë, Kurti merr mandatin e tretë si kryeministër

Pas një viti bllokade institucionale të paprecedentë pasojë e lojërave politike brutale makiaveliste, Kosova më në fund do të ketë qeverinë e saj, shkruan Mitrovica SOT

Kuvendi i Kosovës në orët e mbrëmjes ka votuar për formimin e qeverisë me Albin Kurtin në krye të saj pasi u mandatua nga presidentja Osmani, e cila i dha mandatin për formimin e qeverisë partisë së parë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ku LVV fitoi 51% të votave.

Me 51% të votave dhe me votat e komuniteteve pakicë, LVV pati numrin e mjaftueshëm të deputetëve për numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen kryeministër të të propozuarit të kësaj partie.

Kuvendi votoi qeverinë e re me 66 vota pro, 49 kundër dhe 0 abstenime.

TË FUNDIT

TË FUNDIT