Kuvendi Kosovës ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Për këtë votuan 59 deputetë dhe kishte dy abstetnime.
Paraprakisht, deputeti i VV-së, Armend Muja ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 Nëntor.
Me këtë nuk u pajtuan shefat e grupeve të partive opozitare, duke e pyetur Mujën se pse është kjo urgjencë.
Por, në fund të seancës deputetët votuan pro mocionit për shmangie të afatave procedurale për shqyrtimin, ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve të projektligjit për buxhetin.