16.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kuvendi Komunal kalon raportin e vlerësimit të inicuar nga drejtoresha Behrami mbi dëmet dhe gjendjen nga rrëshqitja e dheut në Bair

Kuvendi Komunal i Mitrovicës kaloi Raportin e Vlerësimit mbi dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dheut në lagjen Bair, shkruan Mitrovica SOT

Ky raport u inicua nga Drejtoresha për Siguri dhe Emergjenca, Fitore Mehmeti Behrami.

Ky raport tregon mbi gjendjen reale të shtëpive plotësisht të dëmtuara, pjesërisht të dëmtuara dhe në rrezik të dëmtohen.

Raporti bën me dije se Drejtoria ka kryer të gjitha vlerësimet e nevojshme dhe se gjendja është e rënduar.

Raporti thekson se për shkak të kompleksitetit të situatës, komuna nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të ofruar zgjidhje për problemin pa ndihmën e institucioneve qëndrore.

Tutje, raporti thotë se do të kërkohet nga institucionet të hartojnë një raport për këtë zonë dhe të shpallet zonë me rrezik të lartë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT