Policia ka kërkuar kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në komunikacion, shkaku i kushteve atmosferike në vend.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.
Njësitet policore, njofton policia se janë në teren, të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur.
“Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa lokacione disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm. Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë”.
“Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur. Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/GazetaSinjali/