20.3 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kush zgjedhet i pari, Presidenti apo Qeveria? Ky është interpretimi i njohësit të Kushtetutës…

Vazhdon edhe më tutje të diskutohet se kush do të zgjedhet i pari, Qeveria apo Presidenti.

Situata politike deri më tani është e paqartë dhe po dalin reagime të ndryshme.

Së fundi, për këtë ka shkruar edhe Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, kush zgjedhet në fillim qeveria apo presidenti.



Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kushtetua nuk përcakton se pas konstituimit të Kuvendit, a duhet të zgjedhet fillimisht presidenti apo qeveria.

Nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit varet nga deputetët dhe Kryesia e Kuvendit. Deputetët të cilët përmes nënshkrimeve të tyre mbështesin kandidaturat për president. Pasi të sigurohen të paktën dy kandidatë me nga 30 nënshkrime të deputetëve, tek atëherë Kryesia e Kuvendit mund të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit.



Kurse zgjedhja e qeverisë varet nga UD Presidentja dhe kandidati për kryeministër. UD Presidentja duhet të dekretojë mandatarin për formimin e qeverisë brenda një kohe të arsyeshme. Pastaj është në dorën e mandatarit se kur brenda brenda periudhës prej 15 ditëve do të kërkojë thirrjen e seancës së Kuvendit për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe kërkuar besimin.

Praktika e ndërtuar në vitin 2011 është që fillimisht të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Kështu do të ishte mbarë e mirë të veprohet edhe tani. Madje, ky do të duhej të ishte edhe kushti i partive opozitare për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të evitimit të vakumit institucional.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT