15 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kush po e pengon heqjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë

Ideja e lëvizjes së lirë mes Kosovës e Shqipërisë, e heqja në tërësi e kufirit mes dy vendeve, ka qenë e hershme. Diskutimet nisen që kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër, e vijuan edhe nga Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pse autoritetet shqiptare në të dy anët e kurit shprehnin dakordësinë maksimale për këtë nisëm, ajo nuk u materializua kurrë. Arsyeja ishte e thjeshtë: Serbia pretendonte se heqja e kurit mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte ‘de facto’ krijimi i Shqipërisë se Madhe. Dhe sigurisht, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Europian nuk mund të lejonte një lëvizje si kjo, çka rrezikonte ta kthente Ballkanin vite pas në kohën e koniktit të vazhdueshëm.

Por, pavarësisht se vitet kaluan, qeveria shqiptare nuk e harroi planin për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tre muaj më parë, kur Presidenti Serb Vucic propozoi një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes gjashtë vendeve të Ballkanit, ku iniciatore do të ishin Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Edi Rama këmbënguli për të rikthyer në tryezën e bisedimeve çështjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu sigurisht edhe Kosovën. Rama, Vucic dhe Zaev ranë dakord, mes të tjerash, për heqjen e kujve mes vendeve të tyre, çka do të mundësojë që shqiptarët, maqedonasit dhe serbët të lëvizin lirisht, vetëm me një kartë identiteti nga njeri vend në tjetrin, ndërkohë që nuk do të ketë kontrolle dhe as ndalesa në pikat kutare mes këtyre vendeve. E njëjta gjë vlen edhe për mallrat.

Gjithashtu, u ra dakord të ftohet edhe Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj nisme, sigurisht pa iu imponuar askujt dhe duke respektuar vullnetin e çdo vendi për të patur marrëdhënie të tilla dypalëshe me cilindo prej vendeve të tjera. Deri tani është e paqartë se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë së re të Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit. Por duke patur parasysh qëllimin e shprehur të Vetëvendosjes për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën, duket e vështirë që drejtuesit e ri në Prishtinë të jenë kundër nismës më të fundit, të pagëzuar si Shengeni Ballkanik.

Ndoshta Kosova nuk do të pranojë të ketë marrëveshje bilaterale për lëvizje të lirë me Serbinë, për sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Por kjo nuk e pengon aspak Tiranën dhe Prishtinën të nënshkruajnë mes tyre marrëveshjen historike për të zhdukur kujtë mes shqiptarëve. Një mision ky, që për vite me radhë u mbajt e bllokuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tani, nën ombrellën e bashkëpunimit më të gjerë rajonal, gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT