4 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

Kush është Tafil Peci, kandidati për deputet me numrin 105

Tafil Peci – Tafa, lindur me 5.11.1974 në Mitrovicë, është artist grafik dhe veprimtar i rëndësishëm kulturor në Kosovë. Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Shkollën e Artit në Pejë, drejtimi Dizajn Grafik, ndërsa në vitin 1997 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në Grafikë, nën udhëheqjen e prof. Fatmir Krypës.

Në vitin 2001 ka mbrojtur magjistraturën me temën “Gjurmët dhe format asocative në akuatintë dhe gjilpërë të thatë”. Që nga viti 1997 është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës.

Shoqata “Artists Without Borders” me seli në Tokio e ka renditur ndër 11 artistët më të spikatur globalë për kontribut në zona krize. Ka mbajtur ligjërata ndërkombëtare, përfshirë prezantimin “Arti dhe Paqja” në Shkup (2002).

Prej vitit 1997 është mësimdhënës, ndërsa nga viti 2002 kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Mitrovicës. Ka shërbyer si asamblist komunal dhe dy herë si Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2015–2016 dhe 2018–2021), duke realizuar projekte kyçe si themelimi i Galerisë së Arteve, funksionalizimi i Teatrit të Qytetit dhe ngritja e memorialeve të rëndësishme.

Është autor i 12 ekspozitave personale dhe pjesëmarrës në mbi 30 bienale ndërkombëtare. Ka fituar 8 çmime kombëtare e ndërkombëtare. Punimet e tij ndodhen në koleksione prestigjioze në SHBA, Japoni, Rumani, Francë, Turqi, Argjentinë dhe Shqipëri. Aktualisht është kandidat për doktoratë në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit.

Ai ka kohë që ka qenë i angazhuar edhe në politikë.

Garon për deputet me numrin 105 në listën e GUXO.

TË FUNDIT

TË FUNDIT