8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kush e rrahu kryetarin e FFK’së, Agim Ademin

Ditë më parë mediat kanë raportuar se është rrahur në parkun e Gërmisë kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Për këtë ka reaguar vet FFK-ja duke e dënuar aktin.

FFK përmes një deklarate të publikuar tregon se Ademi është sulmuar fizikish.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë” thuhet në deklaratën e Agimit Ademit.

Por burime brenda policisë së Kosovës tregojnë se Agim Ademi ka deklaruar se ai është sulmuar fizikish nga ish doktori i kombëtares, Mehmet Maxhuni dhe familjarët e tij.



“ Në polici e ka akuzuar dr Mehmet Maxhunin se e ka rrahur me djem edhe policia ka bastisë banesën e Dr Maxhunit. Ndërsa në ëeb të FFK-së Agim Ademi ka deklaruar se është sulmuar persona me maska”, thotë një burim brenda policisë.

Agim Ademi në polici ka deklruar se është rrahur nga Dr Mehmet Maxhuni. I rrahur keq ka mbetur edhe Muharrem Rama që ishte në shoqëri të Agim Ademit.

Ju rikujtojm se Konflikti mes Ademit e Maxhunit është i para dy viteve pas një mesazhi që Mehmet Maxhuni ia kishte dërguar Agim Ademit pasi që ky i fundit e kishte larguar Dr Mehmet Maxhunin nga pozita e mjekut të kombëtares U-21. Agim Ademi dy vite më parë e kishte sulmuar fizikisht Dr Mehmet Maxhunin derisa po shtetiste në parkun e Gërmisë, rasti ishte lajmëruar në polici por që ende nuk kishte drejtës dhe kjo duket qe të jetë shkaku i hakmarrjes së Maxhunit.

”O Agim strazhari-rojtari, uzurpatori, sekseri, injoranti ti mendon se me rrena mund te mashtrosh dikend se UEFA FIFA paskan rregulla te dyfishta per dikënd keshtu per dikënd ashtu jo jo ka rregulla. Problemet i ka me ty per vepra kriminale tuat per te cilat je gjobit me burg qe shpejt do te shkosh aty ku e meriton pra ne burg ku e ke vendin”, shkruhej në mesazhin e Maxhunit, drejtuar kreut të FFK-së.

A është sulm i serishëm i Agim Ademit apo hakmarrje e Dr. Mehmet Maxhunit gazeta ka provuar të kontaktoj të dytë por që kanë qenë të pa çasshëm.

Policia e Kosovës ka bërë kontroll në banesën e Maxhunit e cila bastisje duket të ketë lidhje me rrahje e Agim Ademit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT