21 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

“Kush do të thoshte se unë do të luftoj që të dëgjohet një hoxhë”, Adelina Ismaili publikon në Facebook emisionin që RTK-ja nuk ia transmetoi

Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook emisioni me hoxhë Drilon Gashi të cilin nuk ia transmetoi RTK.

Ajo ka shkruar se “kush do të thoshte se unë do të luftoj që të dëgjohet një hoxhë”, shkruan Reporteri.net.

Te dashurit e mi. Kam marrur pa fund perkrahje nga ju dhe kjo me mbush zemren plot. Posaqerisht nga koleget gazetare, gje qe me gezon pa mase.

Une nuk kam qene konvencionale kurr dhe nuk dua te jem. As Drilon Gashi nuk eshte hoxhe konvencional, andaj mendoj qe meriton qe degjohet nje aspekt i moderuar i fese Islame.

Andaj media te dashura, ju ftoj qe sonte, ne oren 20:30, ne emer te lirise se fjales, t’me shperndani emisionin tim me teologun Gashi.

E kush do te thoshte qe une, Adelina Ismaili do te luftoj qe te degjohet nje hoxhe… Faleminderit miqte me te mire ne bote…

VIDEO

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT