22.2 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kush do ta fitoj Podujevën: Këto janë statistikat dhe rezultatet e 3 kandidatëve për kryetar

Me 15 mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetra të Podujevës, ku kjo komunë do të jetë ballafaqimi i parë në mes të tri subjekteve më të mëdha politike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Me 15 mars LDK’ja si subjekti më i madh politik në Podujevë i dalë nga zgjedhjet lokale të vitit 2017, Vetëvendosja që kishte dalë e dyta dhe PDK’ja që ishte dalë subjekti i tretë më një dallim jo shumë të madh me LVV.

Në rastin e Podujevës kemi në garë tre kandidat nga tri subjektet kryesore në Kosovë. LDK’ja që ka vendos të garoj me nënkryetarin e Komunës Nexhmi Rudarin, LVV që ka vendos të garoj me një ish-anëtar të LDK’së Shpejtim Bulliqin dhe PDK’ja që ka vendos Naim Fetahun, kurse AAK, Nisma dhe partitë e tjera nuk kanë kandiduar fare.

Të tre kandidatët po konsiderohen mjaft serioz për kryetar të komunës dhe kanë përparësitë dhe dobësitë e tyre në këtë garë.

Nëse shohim rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 situata e favorizon LDK’në si parti që kishte marr numrin më të madh të vendeve në asamble dhe për kryetar të Komunës.

Gazeta Metro ju sjell rezultatet për të tri subjektet për Kuvendin Komunal dhe për Kryetar në të dyja raundet:

LDK’ja për Kuvendin Komunal në vitin 2017 mori 15.302 vota apo 42.07 % dhe arriti të këtë 15 anëtar në Kuvendin Komunal.

LVV’ja për Kuvendin Komunal mori 8878 vota apo 24.4% dhe arriti 9 anëtar në Kuvendin Komunal. Pas ndarjes,  VV’së i ishte larguar njëri nga 3 anëtarët më të votuar të këtij subjekti dhe momentalisht VV’ja ka 8 anëtar në Kuvendin Komunal të Podujevës. Nëse arrin të fitoj kandidati i VV’së nuk do të këtë shumicën në Kuvendin Komunal të Podujevës.

PDK’ja për Kuvendin Komunal mori 7326 vota apo 20.14 % dhe arriti 7 anëtar në Kuvendin Komunal të Podujevës.  Edhe PDK’ja sikurse VV’ja nëse fiton kandidati i saj nuk do të ketë shumicën në Kuvendin Komunal.

Këto statistika ishin rezultatet partiake për Kuvendin Komunal që janë tregues shumë i rëndësishëm për fuqinë e partisë në një komunë.

Sa i përket rezultateve për Kryetar në vitin 2017 ato ishin:

Në raundin e parë LDK’ja kishte 48.1 % derisa VV’ja dhe PDK’ja kishin 29.8 dhe 18.2% të elektoratit të Komunës së Podujevës.

Ndërsa në raundin e dytë rezultati ishte LDK’ja kishte marr 20.027 vota apo 63.78 % të votuesve ndërsa VV 11.373 vota apo 36.32%.

Pra nëse i marrim për bazë rezultatet për Kuvendin Komunal dhe për kandidatët e partive politike që janë në garë në Komunën e Podujevës rezulton se LDK’ja sa i përket shifrave është në gjendje shumë më të mirë se subjektet tjera pjesë e kësaj gare.

Por përtej shifrave është shumë me rëndësi profili i kandidatëve që janë në garë, fushata elektorale, mbështetja e partive dhe figurave kryesore partiake dhe e kaluara e këtyre kandidatëve për Komunën e Podujevës.

Gazeta Metro në këtë analiza ka paraqitur vetëm situatën e numrave në këtë komunë dhe potencialin që kanë subjektet politike, duke ju referuar rezultateve që kanë pasur deri me tash.

Gara do të jetë interesantë edhe për shkak se po garojnë dy partneret e koalicionit dhe një subjekt opozitar.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT