16.5 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Kusari, Tërnavës rreth Kodit Civil: S’mund t’ia imponosh Kuvendit orientimin fetar

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të komunitetit LGBT për regjistrim civil.

Kusari-Lila tha se subjektet politike kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut pa dallim duhet të bashkëpunojnë.

Ajo përmendi myftiun e Kosovës, Naim Tërnava i cili ka përmendur publikisht kundërshtimin e Kodit Civil.

Kusari-Lila tha se Kosova është shtet demokratik që respekton të gjitha komunitetet, duke thënë se bashkësitë fetare nuk mund t’ia imponojnë Kuvendit orientimin fetar.

“Siç ka ndodhur me myftiu në faljen e Bajramit dhe përmendjen e ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Është hera e parë që në mënyrë publike myftiu hynë drejtpërdrejtë në çështje që kanë të bëjnë me kompetencat e legjislativit që është i ndarë me kushtetutë me bashkësitë fetare. Kuvendi i Kosovës me ligjin për bashkësitë fetare nuk munden me ia imponu Kuvendit të Kosovës orientimin fetar”, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT