Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si pasojë e luftës në Iran ku shumë anije transportuese të naftës po hezitojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Për shitje me shumicë është caktuar çmimi deri në 2 centë për litër, derisa për shitje me pakicë deri në 12 centë për litër.
“Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kusari.



